BDI: Qytetarët vërshuan qendrat e KSHZ-së në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për kryetar

Qytetarë të shumtë në qendrat rajonale të KSHZ-së në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Çashkë dhe anembanë vendit kanë vendosur nënshkrimin e tyre në përkrahje të kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President , Bujar Osmani. Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata që deri më tani kanë shprehur vullnetin e tyre të palëkundur për t’u rreshtuar pas vizionit tonë të dëshmuar të arritjeve të mëdha. Konfirmimi i kandidaturës së Bujar Osmanit përmes këtij grumbullimi masiv të nënshkrimeve që padyshim se do të tejkalojë numrin prej 10.000 nënshkrimeve dëshmon pastërtinë dhe drejtësinë e ideve tona progresive. Ashtu siç realizuam premtimin për Kryeministrin e parë shqiptar dhe të gjitha zotimet e faktorizimit tonë kombëtar në këto dy dekadat e fundit, do të bëjmë realitet edhe kauzën e Presidentit të parë shqiptar duke trasur fillimisht rrugën për realizimin e sigurt të këtij vizioni. Kandidatura e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por një mision i ri madhor, një betejë për të thyer tabunë e radhës përmes zgjedhjes së Presidentit në Kuvend me 2/3 e votave. Këtë betejë ashtu si gjithë të tjerat do ta bëjmë bashkë dhe padyshim se do të ngadhënjejmë në qëllimin tonë të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …