BDI vazhdon fuqishëm fushatën për Referendumin e 30 shtatorit

BDI vazhdon fuqishëm fushatën për Referendumin e 30 shtatorit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në fshatin Forinë ku para banorëve ka shpalosur qëndrimin se pse duhet votuar me 30 shtator  në referendum  PËR Maqedoninë Evropiane pasi  do të hapet rruga për anëtarësim në NATO.  Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ju sqaroi banorëve të fshatit Forinë se vendi gjendet në një moment të rëndësishëm dhe të papërsëritshme pasi 30 shtatori është datë historike. “Qytetarët janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm  se me 30 shtator nuk votohet një marrëveshje e rëndomtë në mes dy vendeve, nuk votohet një kompromis i arritur por votohet ardhmëria, historia e këtij vendi se a do të jetë në NATO dhe BE dhe se a do të fitojnë forcat progresive ose regresive. Unë jam shumë i sigurt që forcat progresive do të fitojnë me 30 shtator pasi të gjitha partitë politike kanë patur pjesë të programit të tyre anëtarësim të vendit në NATO dhe BE. Ky është një moment historik për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pasi ardhja e diplomatëve të huaja në vendin tonë është një konfirmim i miqësisë andaj ne duhet të votojmë PËR Maqedoninë Evropiane me 30 shtator,” potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotshme aktivitetin e radhës në kuadër të fushatës për referendum do ta vazhdoj në Komunën e Tearcës dhe para banorëve të fshatit Cegran. Me këtë nënkuptohet mos dëmtimi i brezit rrugor, të mos prishen: sinjalizimi, ndriçimi, pahitë elastike- mbrojtëse, të kryhen kontrollimet teknike me rregull, dhe shumë veprime të tjera, Policia e Kosovës të jetë më shumë edukuese se sa ndëshkuese. Në këtë drejtim ne kemi miratuar disa udhëzime administrative, për nivelin e edukukimit të ngasësve dhe poashtu, rikategorizimin e  rrugëve, që t’i marrim edhe disa rrugë nën përgjegjsinë e ministrisë, në mënyrë që të sinjalizohen dhe të rindërtohen. Në bashkëpunim e kolegjin „Tempullli dhe Policinë e Kosovës, kemi punuar në organizimin e fushatave vetëdijësuese për rritjen e sigurisë në komunikacion. Puna jonë nuk duhet të ndalet deri në evitimin e rrezikshmërisë nëpër rrugët tona“.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …