BE i kërkon Kosovës t’i dëshmojë përpjekje në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

BE i kërkon dëshmi në përpjekje të sundimit të ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

Për një vendim përfundimtar pozitiv për liberalizim të vizave nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Kosovës i kërkohet t’i dëshmojë përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë. Zyrtarë të Bashkimit Evropian po kërkojnë nga Kosova që t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare për liberalizimin e vizave. Sipas tyre, procesi i vendimmarrjes në BE për vizat është në vazhdim e sipër “Raporti i vitit 2019 ripohon mbështetjen e Komisionit Evropian për ta përfunduar këtë proces si çështje urgjente. U takon Shteteve Anëtare të BE-së që të përfaqësojnë Këshillin e BE-së së bashku me Parlamentin Evropian, për të marrë vendimin përfundimtar. Është e rëndësishme që Kosova t’i dëshmojë përpjekjet e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë, në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të Shteteve Anëtare të BE-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë për vizat.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …