BE

BE-ja ka konstatuar se situata në Bosnje e Hercegovinë paraqet burim të madh shqetësimi për Shtetin e rajonin

Bashkimi Evropian ka konstatuar  se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet “burim të madh shqetësimi për këtë shtet dhe rajonin. Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të gjejnë zgjidhje. “Duhet të angazhohemi në dialog politik, sepse kjo është e vetmja mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të krizës midis liderëve politikë. Veprimet e njëanshme dhe retorika e përçarjeve duhet të ndërpriten për të mirën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Bosnjës”, tha Stano, pasi  udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, po kërcënon me ndarjen e Republikës serbe nga pjesa tjetër e Bosnjës. Peter Stano mendon se serbët e Bosnjës mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe të rikrijojnë një forcë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan …