BE

BE kërkon nga Rusia masa të shpejta për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF

Bashkimi Evropian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj. “Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini. E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin. Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …