Wolfgang Petritsch: Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, jo vetëm zgjedhje e partisë fituese

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të largohet nga qasja sipas së cilës posti i presidentit i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve. Petritsch tha se zgjedhja e presidentit duhet të tejkalojë logjikën tradicionale partiake dhe të fokusohet te një figurë që mund të bashkojë qytetarët dhe spektrin politik. “Në të vërtetë është një ide e mirë që të mendohet jashtë kornizave, dhe jo në mënyrat tradicionale politike, që partia fituese e zgjedhjeve e ka të drejtën ta zgjedhë kandidatin për president. Do të ishte një ide e mirë të shihej se kush mund të ishte personi që do t’i bashkonte njerëzit dhe do t’i bënte partitë të bashkëpunojnë”, deklaroi Petritsch. Ai theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për bashkëpunim ndërmjet partive politike, duke shtuar se sfidat kryesore të vendit nuk janë të brendshme, por vijnë nga jashtë. Duke folur edhe për dialogun Kosovë–Serbi, ish-diplomati evropian tha se procesi mbetet i pazgjidhur dhe kërkon përparim konkret. Ai tregoi se së fundmi është takuar me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sørensen, për të cilin tha se po bën një punë të mirë. “Sfida juaj nuk është brenda vendit, por vjen nga jashtë Kosovës. Çështja e dialogut mbetet ende e pazgjidhur

Kontrolloni gjithashtu

Reduktimi i KFOR-it, Evropa përgatitet të forcojë praninë ushtarake në Kosovë

Reduktimi i planifikuar i pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë ka nxitur aleatët evropianë …