Bedri HALIMI: A po injorohet Ali Hadri nga ASHAK-u

Bedri Halimi: Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja po e thellon mosbesimin ndaj drejtësisë

Shkrimtari dhe publicisti Bedri Halimi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se kjo vonesë po e dëmton seriozisht besimin e qytetarëve në drejtësi. Shtyrja e një procesi kaq të ndjeshëm dhe me peshë historike nuk mund të trajtohet si “çështje teknike”, pasi prek drejtpërdrejt perceptimin publik për drejtësinë dhe paanshmërinë e procesit. Ai thekson se, ndonëse askush nuk e mohon kompleksitetin e dosjeve dhe standardet e larta juridike, drejtësia nuk mund të mbështetet pafundësisht në arsyetimin e vonesave procedurale. “Një drejtësi që vonohet pa shpjegime bindëse fillon të duket si drejtësi që shmang përgjegjësinë”, ka vlerësuar Halimi. Fakti që afati i ri për shpalljen e aktgjykimit është caktuar në mes të verës, në kulmin e pushimeve, vetëm sa e shton mosbesimin dhe dyshimet në opinionin publik. Ai thekson se drejtësia duhet jo vetëm të jetë e drejtë, por edhe të duket e tillë, pa asnjë hije dyshimi apo perceptim për mungesë transparence. Halimi ka ngritur shqetësim edhe për vazhdimin e paraburgimit të gjatë të të akuzuarve, duke theksuar se standardet ndërkombëtare kërkojnë që masa e paraburgimit të jetë e jashtëzakonshme dhe vazhdimisht e arsyetuar. “Në fund, drejtësia nuk matet vetëm me aktgjykimin, por me gjithë procesin deri te ai vendim. Çdo shtyrje pa transparencë dhe çdo mungesë komunikimi të qartë e gërryen besimin publik”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …