Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka deklaruar se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të realizohet në bashkërendim të plotë me NATO-n, dhe aleatët strategjikë të Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hamza theksoi se veprimet e pa koordinuara mund të rrezikojnë stabilitetin dhe të çojnë në tensionim të situatës. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me KFOR-in, ambasadat dhe diplomacitë ndërkombëtare për të siguruar një progres të qëndrueshëm dhe për të shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit. Hamza shtoi se çështja e urës ka qenë temë e diskutimeve me zyrtarë amerikanë gjatë qëndrimit të tij në Uashington dhe se hapja e saj duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe përkrahjen e partnerëve strategjikë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …