Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër ka shpallur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si prioritet të programit të tij qeverisës

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër ka shpallur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si prioritet të programit të tij qeverisës

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër ka shpallur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik si prioritet të programit të tij qeverisës, duke theksuar rëndësinë e sektorit privat në këtë drejtim. Zhvillimi ekonomik nuk është i mundur pa përmirësimin e kushteve për bizneset dhe pa mbështetje për të punësuarit në sektorin privat. Prioritet i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Nuk ka mundësi pa biznese të zhvilluara të kemi një ekonomi të qëndrueshme. Prandaj, është e domosdoshme përmirësimi i klimës së të bërit biznes përmes reformave strukturore, lehtësimit të qasjes në financa dhe politikave fiskale, deklaroi Hamza. Rritja e pagave në sektorin privat është një nga synimet kryesore, për të reflektuar rëndësinë e këtij sektori si kontribues kryesor në ekonominë e Kosovës. Sa i përket sektorit publik, kandidati i PDK-së u zotua se pagat do të rriten me 50% brenda pak muajsh pas formimit të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …