Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale, duke premtuar trajtim serioz të problemeve me të cilat përballen familjet kosovare. Hamza ka theksuar se prioritet i programit të tij mbetet përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve përmes rritjes së pagave dhe pensioneve, si dhe investimeve në sektorët kyç, përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën. Sipas tij, vendi ka nevojë për më shumë zhvillim ekonomik, dinjitet dhe mbështetje konkrete për secilin qytetar. Ai ka bërë thirrje edhe për ndryshim të qasjes politike në vend, duke theksuar se bashkëpunimi dhe respekti reciprok duhet të jenë baza e veprimit politik. “Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda”, ka deklaruar Hamza. Zgjedhjet parlamentare në Kosova do të mbahen më 7 qershor 2026.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
