leoni

Bedri Hamza: Me zemra plot dashni, Kaçaniku i dha jehonë edhe më të madhe ngritjes sonë!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza fushatën e sotme zgjedhore e ka përmbyllur në Kaçanik. Ai kërkoi nga mijëra të pranishmit në sallën e mbushur që të bashkohen dhe të kontribuojnë për një Kosovë më të mirë. “Me zemra plot dashni, Kaçaniku i dha jehonë edhe më të madhe ngritjes sonë! Ky është momenti ynë! Kjo është fushatë e shpresës për çdo qytetar. Bashkohuni, bashkoni forcat, sepse Kosova mundet ma mirë! #PDK131” ka shkruar mes tjerash, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Gjatë ditës së sotme ai ka takuar komunitete të grave para të cilave ka folur për rolin që do të ketë gruaja në qeverinë e ardhshme ndërsa gjatë takimit me komunitetin e punëtorëve shëndetësor ka shpalosur programin e tij për fushën e shëndetit dhe ka theksuar në këtë sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve do të investon 1 miliard e 500 milion euro.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …