Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka shprehur angazhimin e tij për të siguruar barazi gjinore dhe mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat në Kosovë. Ai premtoi mbështetje të plotë për gratë dhe vajzat, duke i siguruar atyre mundësinë për të realizuar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit. “Në qeverinë time, barazia dhe zhvillimi ecin bashkë. Vajzat dhe gratë do ta kenë mbështetjen e plotë për realizimin e potencialit të tyre. Kosova mundet ma mirë!” ka thënë Hamza. Ky angazhim vjen në një kohë kur mbështetja për fuqizimin e gruas dhe mundësitë e barabarta janë tema kyçe në debatet politike dhe shoqërore në Kosovë. Hamza e ka theksuar se fuqizimi i grave është esencial për avancimin e shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Mishel Barnije
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se do të emërojë një kryeministër të ri pas dorëheqjes …