Dr. Rexhep Qosja

Bedri Hamza: Trashëgimia e Rexhep Qosja do të mbetet e përhershme

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar këtë humbje si të madhe për familjen, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Në telegramin e tij të ngushëllimit, Hamza ka vlerësuar lart kontributin e Qosjes në mendimin shkencor dhe kulturor shqiptar, duke theksuar se ai la pas një trashëgimi të çmuar dhe të pazëvendësueshme për brezat e ardhshëm. Sipas tij, Rexhep Qosja, përveçse akademik i shquar, ishte edhe një mendimtar i angazhuar në çështje politike dhe kombëtare, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi. “Në këto momente të rënda, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme”, thuhet në mesazhin e Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …