Pacolli

Behxhet Pacolli: Gabimet Qeverisë-Kurti kanë bërë që Serbia të dalë më e fuqishme, pas incidentit, në Banjskë

Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte  vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe disa policë ishin  plagosur, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës. Pacolli theksoi se qasja e Qeverisë në zbardhjen e sulmit ka qenë e dobët dhe e papërgjegjshme, duke mos arritur të ndërkombëtarizojë çështjen dhe të ekspozojë Serbinë si aktore destabilizuese. Gabimet strategjike të Qeverisë Kurti kanë lejuar Serbinë të dalë më e fuqishme nga incidenti, ndërsa Kosova ka humbur mundësinë për të fituar mbështetje ndërkombëtare dhe për ta ndëshkuar Serbinë për rolin e saj në sulmin në Banjskë.  Behxhet Pacolli  akuzoi Qeverinë se ka dështuar në prezantimin e rastit në forume ndërkombëtaredhe se ka ushtruar presion ndaj prokurorisë për aktakuza të dobëta.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …