Rrahman Rama

Behxhet Shala: Rrahman Rama nuk është dorëhequr, por është dorëzuar para një shkarkimit nga komandantja, Vjosa Osmani

Drejtori i KMDLNJ-së në një shkrim autorial të botuar në “Epoka e Re”,  ka shkruar se ka më shumë se dy muaj që Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, pati filluar shkarkimin e gjeneral Rrahman Ramës, me propozim të kryeministrit të Kosovës. Ishte një notë e dërguar nga ShBA-ja Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e shfrytëzimit të donacioneve ushtarake nga ShBA-ja, nga FSK-ja, në kundërshtim të plotë me kushtet e marrëveshjes ku Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kërkon që Rrahman Rama t’ua ndërrojë “ngjyrën autoblindave” në mënyrë që me to të intervenohet në veri të Kosovës.

Kjo kërkesë që konsiderohet si keqpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe falsifikim, u refuzua nga gjenerali Rama e që u përdor si pretekst për shkarkim të gjeneralit, jo pse e ka shkelur ligjin, por pse e ka mbrojtur ligjin. Në një vend normal, ministri Mehaj nuk do të kishte kohë as t’i mbledhë gjësendet personale nga zyra sepse shkarkimi i tij do të ishte i menjëhershëm sikur edhe thirrja në përgjegjësi penale. Në anën tjetër, presioni për shkarkim të gjeneralit Rrahman Rama sa shkonte e rritej dhe kjo trysni bëri që gjenerali të hyjë në marrëveshje dhe të ofrojë dorëheqje duke përfunduar në Rakitje (Kroaci) në një post social e që nuk ka asgjë të përbashkët me punën që e ka bërë deri tani.

Pra, lëkura profesionale dhe uniforma e gjeneralit Rama tash e tutje do të kacavirret në rakitat e fshatit Rakitje. Rrahman Rama nuk ishte dorëhequr, por ishte dorëzuar para një shkarkimi të mundshëm të një komandanteje të përgjithshme të “Ushtrisë së Kosovës”, që po e konsiderojnë si vazhdimësi të UÇK-së e që nuk është aspak e vërtetë dhe e cila ka lidhje me luftën e lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës për qa sa unë kam lidhje me kryengritjen e meksikanëve nën udhëheqje të Panço Vilas dhe Emiliano Zapatas. Sa poshtë ka rënë Kosova!

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …