leoni

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

I pari i të ashtuquajurit “Fond  për të Drejtën Humanitare”,  Bekim Blakaj në një intervistë me gazetaren Milica Jovanoviq tha se janë zhvilluar një numër i madh proceseve gjyqësore, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë përfunduar aktgjykim dënues të plotfuqishëm.  Blakaj tha se me kalimin e kohës është shumë vështirë që të mblidhen provat për një proces gjyqësor, për faktin se një numër i madh i dokumenteve ndodhen në Serbi, por edhe se një numri i madh i dëshmitarëve tashmë nuk janë gjallë. Blakaj tha  Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë nuk është në favor të gjykimeve në mungesë ngase kjo praktikë bien ndesh me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

 Ne në Fondin për të Drejtë Humanitare nuk jemi në favor të gjykimeve në mungesë për shumë arsye, një ndër to është se gjykimet në mungesë bien ndesh edhe me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, mirëpo nëse shërbehemi edhe me përvojën e vendeve të tjera, në këtë rast të Kroacisë që i zbaton gjykimet në mungesë. Blakajt i duket, sipas mendësisë së tij pa bërë asnjë sondazh viktimat e krimeve të luftës dhe familjet e tyre nuk janë shumë të kënaqura me këto gjykime”, raporton ekonomia online.

 “Deri më tani në Kosovë ka pasur një amnisti të heshtur ndaj krimeve të luftës dhe ka ndodhur për faktin se të njëjtat nuk janë hetuar dhe nuk janë gjykuar. Ky dështim në radhë të parë i referohet institucioneve ndërkombëtarë që kjo ka qenë  në kompetencë të UNMIK-ut dhe ky dështim ka kaluar edhe tek EULEX. Secila ditë e kaluar e vështirëson hetimin. Secila kohë që kalon e vështirëson edhe hetimin. Vdesin dëshmitarët, humbin pistat e hetimeve apo edhe vdesin të pandehurit”.

Kurse për gjykimin në mungesë dhe se deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë, po që thotë se  kjo do të jetë tejet e vështirë. “Miratimi i Projekt Kodit që ka të bëjë me gjykimet në mungesë nuk nënkupton që automatikisht do ta zgjidh problemin për shkak se duhet pasur parasysh edhe faktin se edhe vetë zhvillimi i gjykimit në mungesë përkundër rregullave të miratuara është jashtëzakonisht i vështirë për tu arritur dhe për t’u konsoliduar një gjykim. Deri më tani ne nuk e kemi pasur asnjë rast i cili është gjykuar në mungesë”.

Në intervistën e tij thotë se në plan programet e shkollave në Kosovës shumë rrallë përmendet lufta. U kosovskim školskim programima rat na Kosovu se retko pominje. Govori Bekim Blakaj, direktor Fonda za humanitarno pravo Kosova. Razgovor vodi Milica Jovanović).

-Në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare janë ekspozuar eksponatet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në periudhën kohore 1998-2000. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës se në këtë ekspozitë shumë emocionale nuk kujtohen vetëm fëmijët shqiptarë.

-Bekim Blakaj, nga fondi për të drejtë humanitare në Kosovë mendon se vetëm zbardhja e të gjitha krimeve që kanë ndodhur gjatë kohës së luftës, do të çonte në një pajtim mes shqiptarëve dhe Serbëve.

(Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ndihmon shoqëritë post-konfliktuoze në ish Jugosllavi të rivendosin sundimit të ligjit dhe ballafaqimin me trashëgiminë e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, për të parandaluar përsëritjen e tyre si dhe për të siguruar përgjegjshmërinë dhe zbatimin e  drejtësisë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.)

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …