Brickos

Bekim Hamëz Jashari: Feridja jonë, që trashëgon emrin e nënës nga sot mori titullin arkitekte

Feridja jonë, që trashëgon emrin e nenës nga sot mori titullin arkitekte, si një studente e dalluar në kolegjin UBT, duke na bërë të lumtur dhe krenar gjithë familjen tonë.

Dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban.

Duke imagjinuar luftën dhe heroizmin e zhvilluar në to ajo vendosi që të bëhet arkitekte me ëndrrën e saj për të ri-ndërtuar gjithçka që ishte shkatërruar në emër të Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.

Si fëmija i parë i lindur pas luftës heroike dhe rënies së familjes, Feridja u rrit dhe u edukua duke marrë frymëzim nga të rënët e familjes, angazhimi në studime ishte i jashtëzakonshëm por puna dhe përkushtimi i saj sot u kurorëzua me titullin arkitekte.

Këtë moment të rëndësishëm për të dhe familjen tonë nuk arritën ta përjetojnë babushi, nëna, vëllezërit dhe motrat por lufta dhe heroizmi i tyre bëri që sot Feridja dhe të rinjtë e vendit tonë të jetësojnë ëndrrat dhe planet e tyre profesionale në Kosovën e Lirë.

Urime diplomimi vajza jonë e dashur, të urojmë shumë suksese në ushtrimin e profesionit dhe rrugëtimin tënd jetësor.

Në çdo hap do të na kesh afër dhe në mbështetje të plotë.

Faleminderit për këtë lumturi të pafund që na ofrove sot dhe çdo ditë tjetër!

Sot në këtë ditë të veçantë takova rektorin e UBT-së, prof. dr. Edmod Hajrizi, të cilit në shenjë falënderimi e mirënjohje ia dhurova një pikturë me figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babushit Hamëzes.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …