Ymer Ymeri

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka folur për mundësinë që greva në arsim të ndërpritet

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka folur për mundësinë që greva në arsim të ndërpritet. Ai tha se nëse Qeveria nuk tërhiqet, do të konsultohet anëtarësia  për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.  Sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme të bëjë asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me anëtarësinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë anëtarësia ne do të jemi zëri i tyre, por gjasat nuk janë të pamundura. Edhe vetë anëtarësia ta shohë dhe do  të bindet  se nuk ka zgjidhje të vendos  vetë. Deri tani palët kanë mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre, pavarësisht disa takimeve të zhvilluar ndërmjet tyre. Ymer Ymeri konfirmoi se nuk ka pasur  asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …