Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Kurti nuk ka përgjegjësi as di të qeverisë, pasi asnjëherë, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi  nuk po arrin të gjejë zgjidhje për grevën në arsim, e cila ka hyrë në javën e katërt. Kurti është dashur të merrej me kohë me problemin e grevës në arsim dhe jo të largohej  për në Japoni. Mbi 320 mijë nxënës  tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi. Kësaj i thonë paaftësi dhe papërgjegjësi. Ky njeri nuk di të qeverisë. Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë, ka pyetur Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …