SPAK-u

Hetuesit e SPAK-ut po marrin në pyetje edhe ish-zyrtarë të tjerë në lidhje me privatizimin e Kompleksit Partizani

Hetuesit e SPAK-ut, po marrin në pyetje edhe  ish-zyrtarë që kanë pasur dijeni mbi privatizimin e Kompleksit Partizani. Sot në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazmend Oketa, si dhe ish- gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili qysh në atë kohë doli kundër makinerisë së Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish- kompleksit Partizani, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …