Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu: Albin Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas që përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi ai me qeveritarët e tij i bëri pritje shtetërore kryeministrit maqedonas, Mickoski. Haxhiu e ka quajtur hipokrizi dhe tradhti këtë veprim të Kurtit. Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhti!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …