leoni

Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti po e shfrytëzon pandeminë për të punësuar 1000 militantë partiakë para zgjedhje lokale

Bekim Haxhiu: Spitalet tona janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së virusit korona dhe para kolapsit

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu thotë se spitalet janë në kufirin e fundit para kolapsit. Haxhiu nëpërmjet një postimi në rrjetin social thekson edhe se dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë dhe korridoret me civilë. “Vërtetë jemi të çuditshëm! Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja. Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit. Pas më shumë se 8 muaj punë intenzive stafi mjekësor dhe ai mbeshtetës është i stërlodhur. Ka probleme substanciale organizative, profesionale, shëndetësore dhe të menaxhimit të situatës. Klinikat me COVID-19 janë shëndrruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit”, ka shkrusr ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …