leoni

IPK:

IPK: Puna dhe aktiviteti i Policisë së Kosovës në kohën e pandemisë

Policia e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka qenë aktive dhe e pranishme pothuajse në ço pjesë të vendit. Për një kohë të gjatë ka punuar me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën në terren. Por jo të gjithë pjesëtarët e policisë kanë kryer detyrën e tyre me përgjegjshmëri të plotë. Kjo pasi që nga janari e deri në shtator të këtij viti në Inspektorat të Policisë së Kosovës janë pranuar 1 122 ankesa, ku prej tyre janë duke u hetuar 410 sosh.

Sipas të dhënave të IPK-së, statistikat tregojnë se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policor janë hetuar për sjelljet dhe veprimet e tyre.

“IPK gjatë periudhës nëntë mujore të 2020-ës ka pranuar gjithsej 1122 ankesa, ku prej tyre në Departamentin e Hetimeve -IPK janë dërguar 410 ankesa për hetim penal dhe 5 ankesa janë dërguar për hetime disiplinore, kurse në mungesë të elementeve të veprës penale 703 ankesa janë dërguar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikim të Kaluarës në Policinë e Kosovës (DHBVK) për hetim disiplinor”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të IPK-së, gjatë periudhës kohore Janar-Shtator, Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar 27 zyrtarë policorë dhe 3 persona të stafit civil.

Ndaj veprimeve të kontestueshme të zyrtarëve policorë, janë suspenduar 55 zyrtarë policorë dhe 3 pjesëtar të stafit civil, ndërsa të transferuar nuk ka pasur asnjë zyrtar policor.

Tutje, Departamenti i Hetimeve gjatë kësaj periudhe kohore ka arrestuar edhe 3 qytetarë.

“Gjatë periudhës kohore nëntë mujore të 2020-ës Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve, me autorizim të Prokurorit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar njëzetë e shtatë (27) zyrtarë policorë dhe tre (03) zyrtarë të PK-së nga stafi civil. Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar janë pesëdhjetë e pesë (55) zyrtar policor dhe tre (03) staf civil”, thuhet më tuje në përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për FrontOnline.

Sipas IPK-së, në këtë vit për periudhën e njëjtë me atë të vitit të kaluar numri i ankesave është rritur për 92 më shumë.

“Trend i numrit të ankesave është përafërsisht i njëjtë me atë të vitit të kaluar me një ngritje të vogël krahasuar me vitin e kaluar (92 ankesa më shumë këtë vit)”, bëhet e ditur në përgjigjet e IPK-së.

Ndryshe, sipas ligjit të IPK-së, nëse ekziston dyshimi i bazuar se punonjësit e Policisë së Kosovës kanë kryer vepër penale ose shkelje disiplinore dhe prezenca e tyre në punë mund të ndikojë në hetime, IPK rekomandon suspendimin e tyre me pagesë si masë administrative (e jo si ndëshkim ose masë disiplinore) deri në përfundimin e hetimeve dhe në konsultim edhe me prokurorin kompetent.

Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 e deri më tani mbi 800 policë janë infektuar me koronavirus, ndërsa 10 prej tyre kanë vdekur.

Policia në fillimin e pandemisë ka aplikuar orarin 12 orësh, por që tani është rikthyer në orarin 8 orësh, në përputhje me detyrat që u përcaktohen.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi të futet në rend të ditës, rezoluta e PDK-së për Policinë e Kosovës, e përkrahur nga opozita

PDK-ja sot në Kuvend kërkoi debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me të gjeturat e raportit të …