Bekim Jashari: Baci Hajrë Gashi, është shembulli më i argumentuar për çështjen e Kosovës

Bekim Jashari: Baca, Hajrë Gashi, është shembulli më i mirë luftës për për çlirimin e Kosovës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka kujtuar më fjalë të mëdha jetën dhe veprën e e veteranit të UÇK-së, Hajrë Gashi i cili është ndarë sot nga jeta. “Baci Hajrë Gashi, është shembulli më i argumentuar, për çështjen e Kosovës, la prapa një jetë më të mirë se sa në Kosovën e paraluftës. Përveç guximit prej një burri sypatrembur, historia do ta kujtojë edhe për diçka tjetër. Baci Hajrë është njohur edhe për ndërtimin e armëve, për të bëmat e të cilave, di mirë policia dhe ushtria serbe, nëse kanë mundur të shpëtojnë nga plumbat e tij. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …