Bekim Jashari

Jashari e përkrah peticinonin e inicuar nga Bahtiri për ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e përkrah peticinonin e inicuar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave proces ky që i hapë rrugë bashkimit të qytetit të ndarë në dy komuna. “Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, z.Agim Bahtiri. Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

9 personave të vetëquajtur viktima të UÇK-së dhe jo viktima të Millosheviqit, u pranohet statusi nga Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka marrë vendimin që edhe nëntë persona t’i …