Israel Palestinians Netanyahu Blame Game

Benjamin Netanyahu: Fundi i luftës do të ndodh vetëm pasi Hamasi të shkatërrohet

Katari, Egjipti dhe Amerika  i kanë bërë thirrje Hamasit dhe Izraelit që të finalizojnë një marrëveshje që mishëron parimet e përshkruara nga presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj 2024. Nndçrkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë  tha se nuk ka mbetur pothuajse asnjë shërbim shëndetësor në Rafah pasi spitali i fundit pjesërisht funksional në qytet u mbyll. Xhon Kirbi, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se nëse Hamasi bie dakord me propozimin e Bidenit për armëpushim për t’i dhënë fund luftës, Amerika pret që edhe Izraeli ta pranojë planin. Ne kemi të gjitha pritjet që nëse Hamasi bie dakord me propozimin – siç u është thënë: për propozimin izraelit – atëherë Izraeli do të thotë ‘po’”, tha Kirby në një intervistë për ABC News. Mirëpo Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha një ditë më parë se objektivi i tij ushtarak mbeti i pandryshuar dhe se fundi i luftës nuk do të vinte vetëm pasi Hamasi të shkatërrohet.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa kritikon afrimin LDK-VV: Pse ta ndihmojmë Kurtin të arrijë 80 vota e të humbim identitetin?

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur shqetësime të thella lidhur …