Besim Beqaj

Beqaj: Qeveria shumë shpejt është duke e rritur borxhin publik

Deputeti dhe  anëtari i kryesisë së PDK-së, Besim Beqaj nuk pajtohet me  vendimet e marra nga Ministri i Financave Avdullah Hoti. Qytetari i Kosovës gjatë vitit 2015, ka humbur miliona euro. Deputeti Beqaj shpjegon edhe arsyen se pse ka qenë kundër rritjes së TVSH-së. Ky deputet ka goditur fort ministrin Hoti për politika që ai po i ndjek në këtë drejtim. Beqaj është shprehur edhe kundër projektligjit për investimet strategjike. Sipas tij forma aktuale e këtij dokumenti eliminon transparencën në prokurim.  Ai shtë ndalur edhe tek Doganat dhe ATK duke thënë se PDK edhe në këtë proces do të jetë kundër bashkimit e Doganave me ATK-në në formën e prezantuar nga Ministri i Financave. Qeveria në mënyrë shumë të shpejt është duke e rritur borxhin publik e që nuk lejohet që me ligj të shkoj më shumë se 40 % nga GDB-së, e një rritje e shpjet sipas tij gjithmonë është e rrezikshme sepse mund të ketë efekt jo korrekte.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova rikthehet në lobim në SHBA pas më shumë se dy vjetësh

Pas më shumë se dy vjetësh pa kontrata aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara të …