Kryetari Selmanaj ka pritur në takim Klubin e Hendbollit të femrave nga Deçani

Kryetari i komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim Klubin e Hendbollit të femrave nga Deçani, trajnerin z.Avdullah Çekaj dhe veteranin e sportit z.Muhamet Alaj. Më këtë rast z.Muhamet Alaj, bëri të ditur se Klubi i Hendbollit të femrave të Deçanit po ecën drejt sukseseve dhe traditës që ka hendbolli deçanas që nga viti 1966. Aktualisht jemi kampioni ligës së parë të Kosovës në Hendboll për femra, dhe pretendimet tona janë që në sezonin e ardhshëm të hymë në super ligë th z.Alaj.  Alaj tha po ashtu se ekipin është jashtëzakonisht i përgatitur për të ec tutje andaj kërkojmë që të na mbështetni për të nisë stërvitjet në sezonin vjeshtor duke besuar se do të sjellim rezultatet të reja. Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, duke e uruar Klubin e Hendbollit të femrave në Deçan, për suksesin e arritur ju premtoi se do ti mbështes për sezonin vjeshtorë në përgatitjet për kampionat i cili do të filloi në javën e dytë të muajit shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …