Intensifikohen punimet në projektet e Infrastrukturës në Skenderaj

Duke shfrytëzuar kushtet klimatike, në shumicën e projekteve që po realizohen nga Komuna e Skenderajt, janë intensifikuar punimet. Në shumë lokalitet tashmë po punohet intensivisht në projektet e Infrastrukturës rrugore.

Duke qenë afër çdo projekti që po realizohet, nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka vizituar disa nga lokalitetet ku po punohet. Ai së bashku më bashkëpunëtorët ka monitoruar realizimin e projektit të rrugës në lagjen e xhamisë në Runik.

Gjithashtu z. Nura ka monitoruar edhe nisjen e punimeve në rrugët e Lagjes 3 të Skenderajt të cilat kanë filluar të trasohen dhe të përgatiten për asfaltim.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …