Berat Beqir Rexhepi: Se sa herë që sulmohet UÇK-ja nëpër debate mes shqiptarëve lëndohemi shumë

Berat Beqir Rexhepi: Se sa herë që sulmohet UÇK-ja nëpër debate mes shqiptarëve lëndohemi shumë

Berat Rexhepi, djali i dëshmorit, Beqir Rexhepi, u shpreh në një debat televiziv  se sa herë që sulmohet UÇK-ja nëpër debate mes shqiptarëve, ne bijtë e dëshmorëve dhe të luftëtarëve të lirisë  lëndohemi shumë.  Ai thotë se vetëm ndonjë serb mund të mendojë ashtu për UÇK-në. “Ato vijnë nga Serbia. Vetëm Serbia flet ashtu. Nuk besoj se ka shqiptar që flet ashtu”. Ai shton se deputetët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të mendojnë se me luftë erdhi liria. “Si mi ngjallë ata dëshmorë dhe me i vra para syve. Vetëm mendo se për çfarë kanë rënë. Për liri. E kemi lirinë/ Pse të flitet kështu. Kështu lëndohem. Kjo jo që i lëndon, por ata deputetë duhet të dinë se krejt ato karrige janë me gjak. Gjaku i dëshmorëve i ka pru aty. Ata duhet t’i mendojnë këto. Duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe do të ishte më ndryshe”, shtoi ai. Ai, po ashtu, tha se fëmijët e dëshmorëve nuk kanë pozita nëpër qeveri dhe shumica janë të papunësuar dhe përballen me kushte të vështira financiare. Ai shton se me të gjithë që flet, mendojnë të ikin nga vendi për një jetë më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …