Berat Luzha

Berat Luzha përvetëson materialin e arkivit të luftës së Agjencisë Kosovapress

Në një njoftim publik të  Kosovapressit  thuhet se kjo Agjenci e Lajmeve nuk qëndron  prapa publikimit të librit: “Arkivi i Luftës së Agjencisë Shtetërore Informative-KosovaPress”, që po përurohet sot. Ky libër është pjesë e materialit që Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ia ka dhënë Berat Luzhës për ta redaktuar. Libri i plotë (periudha Janar-Qershor 1999), është duke u përgatitur dhe do të publikohet nga KosovaPress dhe do t’i dhurohet Ushtrisë së Kosovës dhe opinionit publik si pjesë e vlerave të përgjithshme kombëtare-shtetërore gjatë asaj periudhe. Berat Luzha ka qenë i angazhuar në KosovaPress gjatë luftës por pas përfundimit të saj ai është larguar nga Agjencia dhe nga ish-Qeveria e Përkohshme e Kosovës, ishte emëruar drejtor i Përgjithshëm i “Rilindjes”, e cila kishte falimentuar.

Kontrolloni gjithashtu

Blinken: Nëse zbatohet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, pavarësia e saj do të pranohet nga 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë …