Lëvizja Vetëvendosje përkujton protestën e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje përkujton protestën e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon dhjetë vjetorin e protestës së organizuar kundër implementimit të planit të Ahtisarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se 10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi. Më tej, në njoftim theksohet  se 10 shkurti 2007 madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Në nderim dhe kujtim të kësaj dite, Lëvizja Vetëvendosje  organizon këto aktivitete:

10:00 – Homazhe tek varri i Mon Balajt në Besianë

11:30 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

12:30 – Homazhe tek pllaka përkujtimore në sheshin ‘Nëna Terezë’

13:00 – Ekspozitë me fotografi në atelenë e Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’

14:00 – Tribunë me temën ‘Plani i Ahtisaarit dhe tezat e VETËVENDOSJE!-s, 10 vite pas’, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë ‘Adem Jashari’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …