Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Berat Rukiqi: Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po ballafaqohen me pengesa të brendshme e të jashtme

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë organizuar aktivitetin për “Gatishmërinë e Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat”, punëtori kjo që synon përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se  rritja dhe zhvillimi i bizneseve në Kosovë po ballafaqohen me disa barriera të brendshme dhe të jashtme.Si barrierë të jashtme të të bërit biznes ai e përmendi qasjen në financa , ndërsa si barrierë të brendshme e bizneseve tha është aspekti i planifikimit  biznesor, orientimi strategjik dhe raportimi financiar. “Nëse e shohim mjedisin e jashtëm të kompanive në vitin 2018 si barrierë që na është shfaqur për rritjen dhe zhvillimin e kompanive sidomos të ndërmarrjeve të vogla është qasja në financa dhe çdo mundësi investuesi dhe çdo mundësi financimi alternativ nga ajo çka kemi tash në sektorin financiar në Kosovë gjithmonë është e mirëseardhur në kuptim që rrit qasjen në financa për kompanitë tona. Në anën tjetër kur i analizon barrierat e brendshme të kompanive na del që në aspektin e planifikimit biznesor, orientimit strategjik dhe në anën tjetër vetë të raportimit financiar të kompanive kemi ngecje të konsiderueshme që kompanitë tona i lënë koxha në nivel problematik të gjetjes alternativave financiare”, tha Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …