Besart Dreshaj: Mbi 600 milionë euro, të cilat nuk janë futur në treg dhe nuk janë realizuar projektet kapitale

Njohësit ekonomikë shprehin shqetësimet e tyre për stagnimin dhe investimet modeste në ekonomi, dhe drejtojnë kritika ndaj Qeverisë Kurti.  Sipas opinionit të njohësve të ekonomisë, ata shqetësohen për mungesën e stabilitetit politik, e cila, sipas tyre, ndikon negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj. Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka shprehur keqardhjen e tij për stagnimin e Qeverisë Kurti në çështjet ekonomike. Ai thekson se një nga shqetësimet më të mëdha të komunitetit të biznesit është niveli i ulët i investimeve kapitale. “Kur vlerësojmë punën e kësaj qeverie në shumë fusha, vërehet një mungesë e progresit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe sidomos në fushën e investimeve kapitale. Ai shtoi se mbi 600 milionë euro, të cilat nuk janë futur në treg dhe nuk janë realizuar projektet kapitale, kanë krijuar një pengesë të rëndë për zhvillimin ekonomik. Këto fonde mbahen në banka dhe nuk janë të disponueshme për bizneset, duke i dëmtuar ato në zhvillimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …