Katedrales “Nënë Tereza”

Besimtarët katolikë sot dhe nesër fetojnë krishtlindjen

Besimtarët katolikë sot dhe nesër fetojnë krishtlindjen. Programin e ceremonive dhe aktiviteteve fetare në shënim të kësaj dite e  ka publikuar edhe Ipeshkvia e Kosovës. Fillimisht ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë, pastaj është organizuar një koncert i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Nënë Tereza dhe në ora 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji. Edhe nesër do të organizohet një meshë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, pastaj ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren. Një meshë tjetër në gjuhën angleze do të jetë në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …