Besnik Tahiri deklaroi se korrupsioni, fshehtësia e sabotimi i institucioneve të sigurisë janë plane të qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës  deklaroi se korrupsioni, fshehtësia e sabotimi i institucioneve të sigurisë është plani i qeverisë. Ai në seancën e jashtëzakonshme ku u diskutua  për çështjen e ushqimit në FSK, i është drejtuar pushtetit me fjalët; turpi do të ju mbulojë.  Më pas Besnik Tahiri, tha se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi kundër situatës së krijuar si pasojë e mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. Nuk ka gjë më të vështirë për një familje që e ka varrin pak më andej, e një veteran që mezi e lidh muajin me muaj, e me një të burgosur politik që është kalbur në burgjet e Serbisë, të dëgjojë në Kuvendin e Kosovës gjashtë vjet pas formimit të ushtrimit, se a ka apo s’ka ushqim”, nënvizoi. Besmik  Tahiri në seancën e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …