Pjetër Shala

Pjetër Shala kërkon të shfuqizohet vendimi, të kthehet rasti në rigjykim, ose të caktohet një dënim më i ulët

Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Gjykatës  Speciale, e cila e dënoi me 18 vjet burg për krime lufte. Shala ka kërkuar që ky vendim të shfuqizohet, të kthehet në rigjykim rasti ose edhe nëse është e nevojshme, të vendoset një dënim më i përshtatshëm. “Në dritën e natyrës dhe ndikimit të gabimeve të ligjit, faktit dhe dënimit, si dhe të padrejtësive që i janë shkaktuar të drejtave të Z. Shala për një proces të drejtë, mbrojtja me respekt kërkon nga Paneli i Apelimit që të shfuqizojë dënimet e vendosura nga Paneli i Gjykatës dhe/ose të kthejë rastin për rigjykim dhe/ose, nëse është e nevojshme, të vendosë një dënim të përshtatshëm”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes, , raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas pikës 14 të këtij dokumenti, mbrojta e apeloi dënimin prej 18 vjetësh pasi konsideron se  ai është i tepruar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …