​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri i AAK-së, në tryezën e radhës, trajtoi dështimin e Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur tryezën e radhës, në të cilën ka trajtuar si temë dështimin e Qeverisë në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit. Gjatë diskutimit, të pranishmit konfirmuan shqetësimet se gjendja në institucionet shkollore është shqetësuese. 10 problemet kryesore të vendimit të MAShT-it për librat:

  1. Vendimi i Qeverisë konsiderohet i jashtëligjshëm, i pa konsultuar me institucionet e arsimit primar, që janë përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve, që shteti ua ka deleguar t’i ushtrojnë deri në fund. Është vendim i cili e ka çrregulluar një sistem të ofrimit të teksteve mësimore që garantohen me ligj;
  2. Pabarazia sociale në institucion publik në mes të varfërve dhe të pasurve, për shkak se të pasurit i gjejnë më shpejt librat, ndërsa të varfrit që e kanë të garantuar prej shtetit t’i marrin librat, nuk i kanë;
  3. Prej 30% deri në 60% e nxënësve, sot në ditën e tetë, nuk i kanë librat. Kjo varion prej 30% deri në 60%;
  4. Aplikimet online kanë shpërfaqur mos informim të qytetarëve, mundësitë e manipulimit të buxhetit të Kosovës të aplikimit të dyfishtë, të atyre që janë në diasporë dhe keqpërdorim të të dhënave personale të cilat mbrohen me ligjin në fuqi;
  5. Librat e vjetër janë të papërdorshme. Librat që janë pronë e një nxënësi merren dhe kthehen te dikush tjetër, por që nuk janë të përdorshme;
  6. Buxheti prej 50 euro për tekste dhe 30 euro për fletore e gjësende tjera, nuk mjafton;
  7. Ngarkesa që po i behet buxhetit të konsoliduar të Kosovës – së paku është dyfishuar kostoja buxhetore që shteti e paguan për këtë çështje;
  8. Është shtuar kostoja financiare dhe kohore për prindër;
  9. Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe fëmijëve që janë të pakicave dhe minoriteteve etnike;
  10. Keqpërdorimi nga disa librari që po e bëjnë me këtë vendim, në mënyrë që të pasurohen.

Këto janë gjetjet kryesore nga tryeza e diskutimit me komuna në lidhje me çështjen e arsimit pas vendimit të fundit për sigurimin e teksteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku: Arrestimi i luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

Faton Klinaku, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës …