Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Zyrtarët Publikë, pa konsultim publik dhe pa rekomandimet e BE-së

Kryetari  i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar  se sot Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike, ka miratuar  Projektligjin për Zyrtarët Publikë. Sipas tij ky  projektligj është miratuar pa konsultim publik dhe pa marrë parasysh rekomandimet e BE-së e të shoqërisë civile.  Besnik Tahiri  konsideron se ky vendim i Qeverisë,  është një sulm brutal i qeverisë kundër administratës së shtetit! Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit, ka shkruar kryetari  i grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …