Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Ura e Vranidollit po u kthehet qytetarëve në “torturë të përditshme”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar në Urën e Vranidollit, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për qarkullimin e përditshëm të qytetarëve. Sipas tij, kjo pikë infrastrukturore është shndërruar në një burim vonesash, pritjesh të gjata dhe rreziku për qytetarët që kalojnë në atë segment rrugor. “Rrezik, pritje të gjata dhe stres pa fund kjo është ‘normalja’ që po u imponohet çdo ditë qytetarëve të Llapit,” ka deklaruar ai. Besnik Tahiri ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata nuk mund të vazhdojë pa ndërhyrje konkrete. Ai ka apeluar për masa të menjëhershme në përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e sigurisë në lëvizje, duke shtuar se qytetarët nuk duhet të përballen çdo ditë me kushte të tilla të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …