Betim Gjoshi: Në qeverisjen e PDK-së u ndërtua Universiteti “Isa Boletini” kurse në qeverinë Kurti po ndërtohet universiteti paralel serb

Betim Gjoshi: Kosova sot drejtohet nga njerëz që nuk kanë vendosur asnjë gurë në ndërtimin e shtetit të saj

Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi ka folur një ditë para Konventës së kësaj partie. Ai në një postim në ka thënë se Kosova sot, në mungesë të ish-kryetarit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli është e çakorduar në politikanë e brendshme dhe atë të jashtme. “Sot, Kosova drejtohet nga njerëz që nuk kanë vendosur asnjë gurë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në shumë raste, këta njerëz e kanë luftuar idenë e shtetit të Kosovës. Të njëjtit po vazhdojnë të sillen njësoj, ta dëmtojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës, sidomos në politikën e jashtme, duke e paraqitur atë si një shtet të dështuar”, ka shkruar ai. Gjoshi tutje ka thënë se drejtuesit e PDK-së do të përballen me politikën e dëmshme të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …