Brickos

Florian Bieber

Bieber: Çdo zgjidhje mes Kosovës e Serbisë duhet të përfshijë një lloj njohjeje reciproke, si mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve

Profesori i Universitetit të Grazit,  në Austri,  i njohur edhe  si ekspert i çështjeve të vendeve dhe problemeve të Ballkanit, Florian Biber, është cituar të ketë deklaruar se çdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të duhej të përfshinte një lloj njohjeje reciproke, si mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve. Lidhur me deklaratën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në seancën dëgjimore në Kongresin Amerikan se “Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë dialogun, të punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dhe normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë ideale përmes njohjes reciproke”, Bieber tha se pa njohje nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe shtoi se pyetja e vetme është se si do të përcaktohet në paketë.  Florian Bieber beson se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin Beogradi insiston të formohet, do të jetë temë kryesore e negociatave, por shton se pa përcaktuar zgjidhjen përfundimtare, do të jetë e vështirë të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …