Florian Bieber

Bieber: Nëse kemi një qeveri serbe që bën heronj nga ata që sulmuan Policinë e Kosovës, kjo nuk është normalizim i marrëdhënieve

Njohësi i mirë i gjendjes në Ballkan dhe më gjerë, Florian Bieber ka vlerësuar se se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para konfliktit në Banjskë më 24 shtator dhe se situata në terren, e cila është më e keqe se një vit më parë, tregon se i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak nuk është në gjendje ta shpëtojë atë proces. “Nëse kemi një qeveri serbe që bën heronj nga ata që sulmuan Policinë e Kosovës, kjo nuk është normalizim i marrëdhënieve. Normalizimi do të thotë që nuk ka gjuhë urrejtjeje, tensione të vazhdueshme dhe hendek mes komunikimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm. Nëse dialogu çon në përkeqësim dhe jo në përmirësim të marrëdhënieve, pyetja është nëse ka kuptim. Duket se nuk ka, dhe zyrtarët evropianë po përpiqen t’i ulin tensionet, të presin zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Parlamentin Europian dhe mbledhjen e re të Komisionit Europian, i cili do të ketë për detyrë ta hartojë një proces të ri dhe ndoshta një ekip të ri është cituar të ketë thënë “FoNet” profesori i Universitetit të Gracit, eksperti për Ballkanin Florian Bieber.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …