Bilall Sherifi: Fatmir Limaj do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Nismës në zgjedhjet e sotme

Bilall Sherifi, ka kujtuar 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së në shtator të vitit 1998, në Jezerc

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kujtuar 22-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së në shtator të vitit 1998 në Jezerc. Ai ka thënë se edhe pas 22 viteve duhet të dëshmojmë se lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, martirëve, veteranëve dhe e popullit tonë në përgjithësi nuk ishte “ndërmarrje kriminale” por luftë e drejtë për liri.

“22 vite nga Epopeja e Lavdishme e UÇK-së në shtator të vitit 1998 në Jezerc. I kujtojmë me mall dhe krenari dëshmorët e rënë heroikisht në përballje me forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Lulzim Guta, Bashkim Vishi, Sali Baliu, Arsim Zeqiri, Nazif Fevziu dhe Kemajl Hetemi”.

“Kush do të kishte menduar që edhe pas 22 viteve përballjet kundër padrejtësive do të vazhdojnë. Se edhe pas 22 viteve duhet të dëshmojmë se lufta dhe sakrifica e dëshmorëve, martirëve, veteranëve dhe e popullit tonë në përgjithësi nuk ishte “ndërmarrje kriminale” por luftë e drejtë për LIRI! Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar Bilall Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …