Shënohet 22-vjetori i Betejës së Jezercit në Zonën Operative të Neredimës

Shënohet 22-vjetori i Betejës së Jezercit në Zonën Operative të Neredimës

Sot shënohet 22-vjetori i Betejës së Jezercit, njëra ndër betejat më heroike të luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Neredimës. 28 shtatori i vitit 1998, për luftën e UÇK-së shënon ditën e  zhvillimit të një beteje të përgjakshme në këtë zonë. Atë ditë  ishte angazhuar në mbrojtje të Zonës tërë efektivi ushtarak i përbërë prej rreth 400 luftëtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, i cili  luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca ushtarake e policore serbe dhe me armatim të rëndë të këmbësorisë dhe të artilerisë.

Në atë betejë të ashpër, në Pikën e Pestë mbrojtëse, kishte rënë heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së,  Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në Pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në Pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në Pikën e Dytë, ndërsa, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë.  Gjatë luftimeve ballë për ballë janë vrarë edhe shumë ushtarë e policë serbë, ndërsa kanë marrë plagë-lirie edhe shumë ushtarë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …