Bilanci i sulmit terrorist në Stamboll 29 të vdekur 166 të plagosur

Bilanci i sulmit terrorist në Stamboll: 29 të vdekur 166 të plagosur

Në dy shpërthime ë kanë ndodhur mbrëmë njëri pas tjetrit në Stamboll janë vrarë 29 veta dhe janë plagosur 166 të tjerë. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë forcat policore, por nga radhët e tyre  kanë vdekur vetëm dy policë. Deri tani janë arrestuar 10 persona të dyshimtë për sulmet. Raportet e medieve në Turqi bëjë të ditur se fillimisht  ka shpërthyer në automobil bombë e pastaj, pas 45 sekondash, një vetëvrasës ka  aktivizuar mjetën shpërthyer. Sulmet vetëvrasëse janë bërë afër dy stadiumeve të Stambollit. Deri më tash askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Turqia, prej përpjekjeve për grusht-shtet, nga korriku i këtij viti e deri tani po ballafaqohet me sulme zinxhirore, terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …