Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Marshon “Marathonomaku” mbi institucionet

Vetëvendosja sot, nga të qenit kryefjalë e qeverisjes së vendit, po punon fort kundër vetes së vet. Kushdo që mundohet ta ndihmoj atë në rënien e saj bënë faj. Angazhimi i opozitës dhe shoqërisë civile për të treguar sa keq po pushteton Vetëvendosja ku e ku edhe nën pengun e vjosizmit, asaj virozës që dinë ta prodhojnë laboratorët në lëngatë, është më shumë se vetëm një faj i rutinës që kërkon përditshmëria e të qenit në politikë-bërje, po e trajtuam këtë në interes të së ardhmes sonë.

Kapja e institucioneve, nepotizmi, mos kontrollimi dhe rritja e çmimeve, tallja me publikun me lojë fjalësh dhe vendimet populiste, goditja e madhe dhe masive ndaj institucioneve publike, parimi i aplikuar nga njerëzit e Albinit dhe Vjosës që shteti të kënaqë kastën drejtuese të partisë dhe jo partia dhe koalicioni ti shërbejnë shtetit e shoqërisë, përjashtimi nga të trajtuarit e barabartë të kategorive të dalura nga lufta për pagën minimale, lënia e Kosovës pa përfaqësim dhe politikë të jashtme, armiqësimi me miqtë ndërkombëtarë, impakti i thellë i çmimit të rritur paarsyeshëm të rrymës, nxjerrja e Kosovës nga komunikimi ndërkombëtar për të mos shkuar drejt pranueshmërisë dhe integrimit në mekanizma ndërkombëtarë, dhe veçanërisht shkëputja tërësore e komunikimit dhe koordinimit me shtetin tonë amë Shqipërinë, po e bëjnë dita ditës këtë kastë qeverisëse të urryer dhe këtë pushtet të paqëndrueshëm.

Mjafton të shohim prepotencën, përçmimin dhe heshtjen prej varri si petkun e vetëm të pushtetarit të sotëm

Tashmë është çështje momenti më shumë se sa kohe (për shkak të rrethanës ndërkombëtare që ka imponuar dalja e ariut rus nga strofulla) kur Kosova do përfshihet në protesta e greva të njëpasnjëshme. Sindikatat dhe oponenca do të bëhen shtëpitë që do mbledhin artikulimin e zhgënjimit qytetar. Ato do ta dizajnojnë këtë zhgënjim herë komunikim e herë përplasje me qeverinë. Nuk do t’ia dalin dot ta kthejnë popullin të pangrënë në fjetoren ku mëton ta mbajë pushteti dhe konjukturat e mykura të opozitës, shoqërisë civile dhe sindikatave, të cilat mund të bien në zakonin e tyre të shërbyesit të pushtetit duke tradhëtuar vërshimin përmbysës të zhgënjimit!

Herët a vonë, zhvillimet do të kenë vetëm një fund! Kjo pushtetbërje do të bie nën po ato brohorima të zhargonit që përdori LVV, ku ndër vite ishte “Tradhëtia” dhe kur po sigurohej rënja “Hajnat”!

Por, pse nuk duhet ngutur dhe pse ngutja është faj!

Shoqëria jonë ka nevojë për shkëlqimin e kësaj rënjeje deri në detajin e fundit të dramës. Këtë nevojë duhet të bindemi se e kemi secili jo vetëm thjeshtë si qytetar që duam të jetomë me standarde të shtetit ligjor dhe demokracisë liberale apo të drej për të drejtë, por edhe si vetëdije votuese.

Ka ardhur koha kur vota duhet t’i merr edhe disa cilësi tjera përveç të qenit numër kundër tjerëve. Cilësia e votës në vazhdim duhet të na jap edhe cilësi pushteti.

Atë që po ndodhë kaq hapur në KEK, në RTK, që ka ndodhur me bordet e menaxhmentet gjithandej Kosovës, Albin Kurti mund ta quaj edhe sikur Putini po me lojë fjalësh “operacion special”, por ne të gjithë po e shohim se është një pushtim aq klasik i institucioneve sa edhe marrëzia e kryqëzatave do t’ia kishte lakmi!

Këtij pushtimi do t’i kryengriten edhe vet votuesit e Vetëvendosjes, të cilët zhgënjimi i çoi njëherë edhe në derën e kastës Albin-Vjosë!

Quo vadis KM Kurti?

Ora nuk është e jotja dhe nuk e mban dot peng! Ajo është e historisë.

Emrin tuaj nuk po e shkruan mirë!

Gjithçka që ke thënë deri sot ka rënë në ujë.

Kur bie fasada mbijetohet vështirë!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …