Blerina Gjylameti: Berisha, Meta, Kryemadhi po përpiqen të krijojnë kauzë, për të ardhur në pushtet nëpërmjet dhunës

Blerina Gjylameti: Frika që ke sot, Sali Berisha, të duket në çast kur flet nga ajo gojë e ligë që e ka mbytur këtë vend

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, iu ka përgjigjur akuzave të Salih Berishës në Kuvend, ku ai bën thirrje që me armë të rrëzohet qeveria. Ju, z Berisha, normalisht do të duhej që në moshën që keni,  së paku duhet të kishit reflektuar për çfarë fatkeqësie keni qenë për këtë vend, do t’ ju bënte sot nder jo juve, por të gjithë kolegëve të opozitës. Në anën tjetër unë nuk kam asnjë merak për familjarët e mi. Duke nisur që nga ai që është bashkëshorti im, ku disa nga zonjat që ke përkrah mohojnë bashkëshortët, as për ndonjë merak për fëmijën tim nesër. Si kundër do kesh merak, jo vetëm ju Berisha, por edhe të tjerë për fëmijët e tyre, më pak kam merak për ndonjë kunat që ta mohoj atë, më pak kam merak për atë që ke vendosur kryetar. Frika që ke sot të duket në çdo moment kur flet, në çdo fjalë që flet nga goja, një gojë e ligë që e ka mbytur këtë vend, që nga fjalët më të ndyra, tek mallkimet më të mëdha. Je fatkeqësia e këtij vendi dhe do të doja që sot të reflektoj dhe të tregoj që vërtet kam bërë gjëra në këtë vend, por sot reflektoj dhe them kam bërë gabim. Sot e kuptoj frikën tuaj, sepse sot po jetësohet një reformë në drejtësi që do të bëjë që as ty as Lulzim dhe as ndonjë koleg tjetër që është i lidhur me krimin, dhe jo vetëm, por edhe me sekuestrimin e pasurisë që ke vendosur ndër vite”, përfundoi Gjylameti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …