“New York Times”: Kur populli i Kosovës kërkonte pavarësi Sali Berisha e kundërshonte atë duke kërkuar vetëm autonomi

Çirret Sali Berisha: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri, ta përmbysim këtë qeveri

Në një fjalim dhe tone shpërthyese, deputeti 75-vjeçar i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nga shumica në Kuvend që të miratojë amendamentet për vetting-un në politikë, në të kundërtën kërcënoi se  në rrugët e qytetit do të ushtojë thirrja: O djem, rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”. “Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin. Miratoni amendamentin tim ose përndryshe do t’ju shkulim me dhunë  dhe nga qytetarët në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh ish-kryeministri. Prej kur humbi pushtetin, Sali Berisha vazhdimisht ka kërkuar që të tjerët të marrin armët dhe ta rrëzojnë qeverinë, Rama, sepse me kohë e ka bërë të ditur se ajo nuk rrëzohet dot me vota, por vetëm duke e tërhequr zvarrë Ramën. Megjithatë Berisha po refuzon ta marrë i pari armën sikur e mori në vitin 1998. Ai pret që armët për  hir të tij t’i marrin studentët, por as kjo nuk po i shkrepë.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …