Josep Borrell

Borell: Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë, pa ndonjë vonesë apo parakusht tjetër

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka publikuar një deklaratë për media lidhur me takimin e 14 shtatorit, i cili u mbajt  në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut. Në deklaratë thuhet se  pas takimit të nivelit të lartë, Beograd-Prishtinë, në Bruksel, BE-ja shpreh shqetësimin e vet për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të zbatimit të saj, të cilat të dyja palët të rënë dakord në fillim të këtij viti, dhe të cilat janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve. BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e dialogut nga e kaluara. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …